This initiative is funded by the European Union and co-funded by the Swiss Federal Office for Migration, the German Federal Office for Migration and Refugees, the Government of Liechtenstein and the Italian Ministry for Foreign Affairs/Italian Cooperation.
 
Faqja kryesore

Rrjeti i Qëndrave të Shërbimit për Migrantët ofron shërbim informacioni, këshillimi dhe referimi për migrantët dhe emigrantët e mundshëm në Shqipëri,  Kosovë,  Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, ish -Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Mal të Zi dhe Serbi.

Ju mund të gjeni informacion për punë dhe për mundësi studimi jashtë vëndit si dhe për proçedurat për marrjen e vizave, lejet e punës dhe të qëndrimit, për të aksesuar sistemin e përkujdesit shëndetësor, arsimor, si dhe informacione të tjera që ju duhen kur mendoni që të lëvizni jashtë vëndit. Informacioni ofrohet në formën e Paketave Informuese për Shtetet, të cilat ju mund ti hapni nga faqja jonë e internetit ose ti merrni direkt nga Punonjësit nëpër Qëndra.

Nëse mendoni të ktheheni nga jashtë drejt vëndeve të përmendura me lart ose thjesht jeni në kërkim të mundësive, punonjësit e Qëndrave të Shërbimit mund t’ju ofrojnë informacion për shërbimet lokale, si trajnime profesionale, kurse informatike dhe kurse për gjuhë të huaj, asistence për ngritjen e bisneseve të vogla dhe asistencë riintegrimi sipas kërkesave individuale.

Qëndrat e Shërbimit për Migrantët do të organizojnë gjithashtu kurse trajnimi dhe seanca këshillimi mbi tema të veçanta që paraqesin interes – për me shumë informacion shikoni sesionin Mundësitë e Trajnimit në faqen tonë të internetit. Për detajet e kontaktit të Qëndrave klikoni këtu.

Qëndrat e Shërbimit për Migrantët janë pjesë e projektit që drejtohet nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO) dhe financohet nga Komisioni Evropian, Zyra Federale Zvicerane për Migracionin dhe Zyra Federale Gjermane për Migracionin dhe Refugjatët.

Veç dhënies së shërbimeve të drejtpërdrejta për migrantët dhe emigrantët e mundshëm, projekti do të përqëndrohet edhe në ngritjen e kapaciteteve të autoriteteve lokale për zhvillimin e politikave të migracionit për motive punësimi dhe praktikave të mira, si vende dërguese dhe pritëse.

Për më tepër, do të kryhet një studim mbi migracionin e rregullt nga vëndet e Ballkanit Perendimor, i cili do të bëjë analizën e mundësive të emigracionit nga rajoni si dhe tendencave aktuale të migracionit.

Rezultatet dhe produktet e projektit kanë për qëllim të shërbejnë si rekomandime për politikat dhe të nxjerrin në pah sfidat që kanë përpara këto qeveri dhe migrantët për optimizimin e përdorimit të rrugëve ligjore të migracionit dhe minimizimin e risqeve që vijnë nga lëvizjet e parregullta.

Për një përshkrim të plotë të projektit hapni faqen Informacion mbi Projektin dhe kërkoni seksionin Partnerë dhe Bashkëpunëtorë

 
Çfarë është e re?
Bursa dy javore në Gjermani
 
Qendra e Gjermanishtes / Zyra e Projekteve të Institutit Gëte ofron cdo vit bursa dy javore në Gjermani për mësuesit e gjuhës gjermane.
Programi i bursave gjermane për Ballkanin Perëndimor 2010!
 
Komisioni Lindor për Ekonominë Gjermane në bashkëpunim me Ministrinë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik ju njofton mbi: Programin e bursave të ekonomisë gjermane për Ballkanin Perëndimor 2010!
Irlanda rishikon skemën e Kartës së Gjelbër
 
Irlanda ka ndryshuar kërkesat për punëtorët që kërkojnë leje sipas skemës së Kartës së Gjelbër
Holanda përuron skemën e re te pranimeve për personat shume te kualifikuar.
 
Migrantët shumë të kualifikuar që dëshirojnë të migrojnë drejt Holandës, mund të përfitojnë një leje pune një vjeçare për të kërkuar punë si migrant shumë i kualifikuar, bazuar në sistemin e pikëve.
Francë: Një tip i ri i kartës së qëndrimit
 
Karta e qëndrimit “Aftësi dhe Talente”, e cila ka hyrë në qarkullim në Francë këtë vit, mundëson punësimin në Francë për të ndjekur një projekt në fushat ekonomike, intelektuale, shkencore, humanitare apo sportive.
Ndryshime në ligjin e shtetësisë në Kanada
 
Qeveria kanadeze miratoi ligjin që ndryshon nenin e shtetësisë i cili sjell ndryshime të thella në marrjen e saj.
Itali: Shpërblim familjar edhe nëse familjarët janë në vendin e tyre të origjinës
 
Në bazë të nenit 1 të ligjit Nr 185 të datës 29 nëntor 2008 qeveria italiane jep një shpërblim për familjet me të ardhura të pamjaftueshme vetëm për vitin 2009. “Për të përfituar këtë shpërblim është e domosdoshme që kërkuesi të jetë rezident në Itali” theksohet në qarkoren e nxjerrë nga Agjencia e të Ardhurave. Në Qarkore thuhet se “për pjesëtarët e tjerë të vatrës familjare të kërkuesit ( bashkëshort/e jo të ndarë, të mitur në ngarkim dhe pjesëtarë të tjerë në ngarkim), përkundrazi nuk kërkohet qëndrimi në territorin e shtetit italian”.
Seminar Rajonal mbi Hartimin e Politikave Efektive të Migracionit për Qëllime Punësimi në Vendet e Origjinës e të Destinacionit dhe mbi Bashkëpunimin Ndërshtetëror në Ballkanin Perëndimor
 
Nga data 9-10 shkurt 2009, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) organizoi Seminarin Rajonal mbi Hartimin e Politikave Efektive të Migracionit për Qëllime Punësimi në Vendet e Origjinës e të Destinacionit dhe mbi Bashkëpunimin Ndërshtetëror në Ballkanin Perëndimor në Sallën Consortium të Hotel Tiranës.
Rregullat e reja do të penalizojnë punëdhënësit që nuk i paraqesin punëtorët
 
Direktiva e sanksioneve: mbyllja e punës ilegale Parlamenti Evropian votoi të mërkuren masa të reja për të luftuar imigrimin ilegal. „Direktiva e sanksioneve“ vendosë dënimet standarde, që prej gjobave deri te akuzat kriminale ligjore për punëdhënësit që thejnë rregullat. Kjo mendohet t’i dekurajojë procedurat klandestine të punës dhe në të njejtën kohë të mbrojë imigrantët ilegalë. „Direktiva e sanksioneve’ do të plotësojë masat tjera si „direktiva e kthimit“ dhe direktiva „karta e kaltër“ me qëllim të përgjithshëm për të parandaluar imigrimin ilegal dhe të inkurajojë migrimin e rregullt.
Presidenca: Shtyhet adoptimi i “Kartës së Kaltër” të BE për punëtorët e kualifikuar
 
Bruksel (AFP) – Skema e re e BE “Karta e kaltër”, e cila duhet të tërheqë punëtorë migrantë të kualifikuar, është shtyrë, ka paralajmëruar të enjten presidenca franceze e bllokut. Karta e kaltër, që është menduar të joshë shtetasit me kualifikim të lartë të vendeve që nuk janë anëtare të BE në Evropë duke iu dhënë qasje në disa të drejta të caktuara në cilëndo kombësi, është dashur të nënshkruhet më 8 dhjetor.
"Karta e kaltër" e BE-së për punëtorë të kualifikuar është dorëzuar për adoptim
 
Bruksel – Skema e re e “Kartës së kaltër” e BE-së për të tërhequr migrantë të kualifikuar pune, do të adoptohet me 8 dhjetor, kur Parlamenti Evropian t’i marrë parasysh rekomandimet e bëra, ka thënë të martën presidenca franceze e bllokut. Karta e kaltër, e menduar të josh shtetasit me kualifikim të lartë, të cilët nuk janë shtetas të BE-së duke ju dhënë qasje në disa të drejta në cilindo shtet, ishte afër fshirjes kur ministrat e brendshëm të bllokut u takuan të enjten.
Hapet Qendra për Shërbime për Migrantët
 
Më 3 korrik zyrtarisht u bë përurimi i fillimit të punës së Qendrës për Shërbime për Migrantët, projekt rajonal i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.
Informacion për studime jashtë vendit
 
Programi i njohur për studime Erasmus Mundus, ofron bursa për studime në Universitetet prestigjioze evropiane në Mbretërinë e Bashkuar, Hollandë, Norvegji dhe Suedi.
Mundësi punësimi për studentë në Gjermani
 
Në bashkëpunim me Agjencionin Federal gjerman të Punës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, kanë ndërmjetësuar në punësimin e përkohshëm të studentëve kosovarë në Gjermani.
“Karta Blu” e BE për migrantët e kualifikuar.
 
Komisioni Evropian ka zbuluar një Kartë Blu për Imigrantët e Kualifikuar, bazuar në Kartën Jeshile të Shteteve të Bashkuara.
Spanja ndalon dhënien e vizave të punës për immigrantët e pakualifikuar
 
Madrid (Reuters) – Zëdhënësi i Qeverise Spanjolle theksoi ditën e enjte se mbledhesit e plerave, kamarjerët dhe punëtorë të tjerë të pakualifikuar nuk do të marrin me viza pune për të punuar në Spanjë në mënyrë qe të ulet papunësia e cila po rritet vazhdimisht.
Panairi i Punës “Tirana 2008”
 
Organizata Nderkombëtare për Migracionin (IOM) do të marri pjesë në Panairin e Punes “Tirana 2008” i cili organizohet nga Ministria e Punes, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Shërbimi Kombëtar i Punës si dhe Drejtoria Rajonale e Punësimit të Tiranës nën kujdesin e Kryeministrit të Shqipërisë SHTZ Sali Berisha nga data 23-24 Tetor 2008, në ambjentet e Pallatit të Kongreseve.
Informohuni për mundësitë e studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
 
Këshilli Britanik organizon Sesione Informuese për mundësitë e studimeve universitare dhe pasuniversitare në Mbretërinë e Bashkuar.
Programi i ri i bursave DAAD dhe OSI 2008-2009
 
Programi i përbashkët i Shërbimit te Shkëmbimit Akademik Gjerman (DAAD) dhe Open Society Institut (OSI) u drejtohet studentëve të diplomuar në degët :
Studentët që duan të marrin një bursë për të studiuar jashtë vendit kryesisht në vendet e Bashkimit Evropian.
 
Projekti BASILEUS - Balkans Academic Scheme for the Internationalisation of Learning in cooperation with EU universities – Skema Akademike Ballkanike për Ndërkombëtarizimin e të Mësuarit në bashkëpunim me Universitetet e Bashkimit Evropian ofron financim për levizjen akademike nga Ballkani Perëndimor në vendet e Bashkimit Evropian dhe anasjelltas
Bizneset britanike përballen me rregullat e reja të imigracionit
 
Sipas rregullave të reja të imigracionit, bizneset të cilat punësojnë punëtorë të kualifikuar nga vendet që nuk bëjnë pjesë në Bashkimin Evropian duhet të paguajnë nga £300 deri £1,000 në fund të këtij viti.
Mundesi Studimi ne Kanada
 
Nese jeni te interesuar te studioni ne Kanada
Prezantohet Sporteli i Migracionit gjatë Panairit “Tregu i Punës Durrës 2008”
 
Në date 25 Korrik 2008, Drejtoria Rajonale e Punësimit Durrës organizoi panairin “Tregu i Punës Durrës 2008”. Në këtë panair ishin në dispozicion te punëkërkuesve dhe emigrantëve të kthyer 380 vende të lira pune të ofruara nga 60 kompani që operojnë në Durrës.
Informacioni më i fundit mbi profesionet që kërkohen në Mbretërinë e Bashkuar
 
Për 27 profesionet e përmendura në listen e profesioneve më të kërkuara, punëdhënësit në MB nuk do të duhet të kryejnë kërkim vetëm brënda Zonës Ekonomike Evropiane por mund ti punësojnë nga çdo vend i botës.
Përurohet rrjeti i Sporteleve të Migracionit në Shqipëri
 
17 Qershor, Tiranë – Përurohet rrjeti i Sporteleve të Migracionit në Shqipëri brenda strukturave vendore të Shërbimit Kombëtar të Punësimit.
Berlini do të lehtësojë imigracionin
 
Berlini do te lehtësojë kufizimet për imigracionin e punonjësve të kualifikuar me qëllim plotësimin e kërkesave për fuqi pune të kualifikuar. Gjithësesi punëtorët e pakualifikuar do të përballen me më shumë pengesa
fstudio web services