This initiative is funded by the European Union and co-funded by the Swiss Federal Office for Migration, the German Federal Office for Migration and Refugees, the Government of Liechtenstein and the Italian Ministry for Foreign Affairs/Italian Cooperation.
 
Aktivitete

Seminar Rajonal mbi Hartimin e Politikave Efektive të Migracionit për Qëllime Punësimi në Vendet e Origjinës e të Destinacionit dhe mbi Bashkëpunimin Ndërshtetëror në Ballkanin Perëndimor

Nga data 9-10 shkurt 2009, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) organizoi Seminarin Rajonal mbi Hartimin e Politikave Efektive të Migracionit për Qëllime Punësimi në Vendet e Origjinës e të Destinacionit dhe mbi Bashkëpunimin Ndërshtetëror në Ballkanin Perëndimor në Sallën Consortium të Hotel Tiranës.

Seminari kishte si qëllim të pajiste politikëbërësit dhe praktikantët me mjetet për menaxhimin efektiv të migracionit për qëllime punësimi nga dhe drejt vendeve të tyre, nëpërmjet (a) familjarizimit me politikat efektive dhe praktikat e kryera deri tani dhe (b) nëpërmjet diskutimeve mbi hartimin apo përshtatjen e politikave të veçanta në përputhje me situatat specifike të migracionit. Për këtë arsye, seminari përqendrohet në veçanti në tematikat e mëposhtme: 
 o politikat e lidhura me migracionin në vendet e origjinës së migrantëve;
 o politikat me interes për vendet e destinacionit; dhe
 o mjetet praktike të zhvillimit të bashkëpunimit ndërshtetëror mbi çështje që lidhen me migrimin për qëllime punësimi brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor me politika konkrete dhe shkëmbim të praktikave të mira ndërmjet pjesëmarrësve nga Shqipëria, Bosnja Hercegovina, Kroacia, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.


Ky seminar ndoqi strukturën e Manualit mbi Krijimin e Politikave Efektive të Migracionit për Qëllime Punësimi në Vendet e Origjinës dhe të Destinacionit, i cili është përkthyer në të gjitha gjuhët e rajonit përfshirë gjuhën shqipe.  Ai është përgatitur nga zyra e IOM-it në Tiranë në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO) dhe Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE). Objektivi kryesor i këtij Manuali është të ndihmojë në gjetjen e qasjeve dhe zgjidhjeve të reja për politikat e migracionit, për të arritur një menaxhim më të mirë të migracionit për qëllime punësimi si në vendet e origjinës ashtu dhe në ato të destinacionit.

Fjala e hapjes u mbajt nga përfaqësues të Ministrisë shqiptare të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta në Tiranë, Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë dhe zyrës së IOM-it në Shqipëri.  Pjesëmarrësit në këtë seminar ishin zyrtarë të lartë të ministrive të punës, ministrive të brendshme dhe ministrive të tjera të linjës nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfaqësues të organizatave të punëtorëve dhe punëdhënësve, ekspertë të pavarur si edhe diplomatë të ambasadave të ndryshme në Tiranë.

Seminari u organizua në kuadër të projektit “Ngritja e Kapaciteteve, Rritja e Shkallës së Informimit dhe Ndërgjegjësimit për Nxitjen e Migracionit të Rregullt në Ballkanin Perëndimor”.  Ky projekt financohet nga programi AENEAS 2006 i Komisionit Europian dhe Zyra Federale Zvicerane për Migracionin, Zyra Federale Gjermane për Migracionin dhe Refugjatë, qeveria e Lihtenshtejnit, si dhe Zyra Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim.  
Projekti drejtohet nga zyra rajonale e IOM-it në Budapest, Hungari, me mbështetjen e zyrave të IOM-it në vendet pjesëmarrëse dhe në bashkërendim me Organizatën Ndërkombëtare të Punës.  
 
Programi i seminarit


Raporti i Seminarit

Lista e Pjesmarrësve

Prezantimet


Zj Nicoletta Giordano, Shefe Misionit IOM, Tiranë, Shqipëri: Migracioni me motive punësimi në vendet e Europës Juglindore- sfidat dhe tendencat e së ardhmes.

Z. Ryszard Cholewiński, Specialist Migracioni, IOM: Të drejtat e punëtorëve migrantë në një kontekst më të gjerë evropian dhe ndërkombëtar

Zj. Agnieszka Weinar, Specialist për Politikat, Komisioni Europian, Drejtoria e Përgjithshme e Drejtësisë, Lirisë dhe Sigurisë (DG JLS): Politikat aktuale të BE-së lidhur me migracionin për qëllime punësimi – aspektet e brendshme dhe të jashtme

 Zj. Elizabeth Warn, Specialiste për Migracionin e Punës,  IOM: Politikat e migracionit për qëllime punësimi në vendet e origjinës.  


Zj. Ana Milicevic Pezelj, Drejtore e Departamentit të Organizimit, Arsimit dhe Publikimit,  Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kroacisë: Migracioni për qëllime punësimi dhe roli i sindikatave – Eksperienca kroate


Z. Patrick Taran, Ekspert për Migracionin,  ILO: Përmbledhje e reagimeve ndaj politikave të vendeve të destinacionit

 Z. Prosper Dombele, Bashkëpunëtor Shkencor, Zyra Federale Zvicerane për Migracionin dhe Refugjatët, Zvicër: Integrimi dhe tregu i punës në Zvicër  

Z. Gabriel Leonte, Këshilltar për Ekonominë dhe Mjedisin, OSBE: Përqasja dhe kontributi i OSBE në fushën e migracionit për motive punësimi

 Z. Patric Taran, Ekspert për Migracionin, ILO: Konventat e ILO-s dhe kuadri shumëpalësh i migracionit për qëllime punësimi

 Zj. Silvia Achille, Departamenti i Përgjithshëm i Migracionit,  Ministria e Punës, Shëndetit dhe Politikave Sociale, Itali: Marrëveshjet Dypalëshe – Kuadri Ligjor

 Z. Ugo Melchionda, Ekspert i Migracionit të Punës, IOM Romë: Strategjia e IOM-it për migracionin me qëllim punësimi dhe eksperienca në kuadrin e legjislacionit italian

Zj. Gemma Pinyol, Koordinatore e Programit të Migracionit, Qendra për Informacion Ndërkombëtar dhe Studimeve mbi Zhvillimin, Spanjë: Marrëveshjet dypalëshe të punës – eksperienca spanjolle

Z Adam Piňos, Konsull, Ambasada e Republikës Çeke, Shqipëri: Konkluzionet në emër të Presidencës Çeke te BE

 Prezantimet e Shteteve

Shqipëria (Shqip)
Shqipëria (Anglisht)
Bosnja-Hercegovina (Anglisht)
IRJ e Maqedonisë (Anglisht)
Kroacia (Anglisht)
Kosova (Shqip)
Kosova (Anglisht)
Mali i Zi (Anglisht)
Serbia (Anglisht) 

 

Promovimi i
“Manualit për Krijimin e Politikave Efektive të Migracionit për Motive Punësimi në vendet e Origjinës e të Destinacionit”
Hapja e Trajnimit mbi menaxhimin e Migracionit të Punës

 

Tiranë, 9 Nëntor 2009 – Sot promovohet “Manuali për Krijimin e Politikave Efektive të Migracionit për Motive Punësimi në vendet e origjinës e të Destinacionit” në gjuhën shqipe. Fillimish, ky manual u hartua në anglisht nga IOM, OSBE dhe ILO, dhe tani vjen në gjuhën Shqipe nga IOM. Ky manual i ofron politikëbërësve dhe specialistëve të migracionit referenca të rëndësishme për menaxhimin e migracionit të punës, zhvillimin e politikave të reja, identifikimin e zgjidhjeve dhe aplikimin e masave praktike.

Ky manual shërben gjithashtu si bazë për Trajnimin Kombëtar mbi menaxhimin e Migracionit të Punës që do të zhvillohet nga data 9-13 Nëntor, menjëhere pas promovimit të manualit. Ky trajnim organizohet për politikëbërësit dhe specialistët e migracionit. Trajnimi është një iniciativë e përbashkët e IOM dhe ILO në kuadër të projektit “Ngritja e Kapaciteteve, Rritja e Shkallës së Informimit dhe Ndërgjegjësimit për Nxitjen e Migracionit të Rregullt në Ballkanin Perëndimor” dhe financohet nga Komisioni Evropian, Programi AENEAS 2006, qeveritë e  Zvicrës, Gjermanisë, Italiasë dhe Lihtenshtejnit.

Në Shqipëri, projekti ka mundësuar ngritjen e një rrjeti kombëtar të 14 Sportele Migracioni brënda strukturave rajonale dhe lokale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit. Ky rrjet do t’i lehtësoje aksesin, migrantëve të mundshëm, në informacion objektiv mbi modalitetet e migracionit të rregullt nga dhe për në Shqipëri, duke patur mundësi të ndjekin në këtë mënyre, mundësinë më të rregullt për të migruar.

Kjo metodologji informimi reflekton objektivat e Strategjisë Kombëtare për Migracionin – akses në informacionin mbi mundësitë për migracion të rregullt, duke sjellë reduktimin e migracionit të parregullt. Ato që kontaktojnë Sportelet e Migracionit regjistrohen  pranë strukturave lokale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, dhe më pas nevojat dhe pritshmëritë e tyre përpunohen nga IOM për të asistuar qeverinë në hartimin e marrëveshjeve të punësimit dhe në ndjekjen e marreveshjeve dypalëshe.

 

 
What's new?
22 Jan 2010: Croatia and Serbia eligible for H-2A and H-2B non immigrant visa programs in the US
 
Department of Homeland Security (DHS) Secretary Janet Napolitano this week designated 11 new countries as eligible to participate in the H-2A and H-2B non immigrant visa programs, which allow U.S. employers to bring foreign nationals to the United States to fill temporary or seasonal jobs for which U.S. workers are not available.
7th Jan 2010: Report on migration trends in the Western Balkans
 
Research Report “Labour Migration Patterns, Policies and Migration Propensity in the Western Balkans” has now been published.
30/11/2009 Visa free travel for citizens of the former Yugoslav Republic of Macedonia, Montenegro and Serbia before Christmas
 
The EU decided today that the citizens of the former Yugoslav Republic of Macedonia, Montenegro and Serbia will be able to travel without visa to the Schengen area as of 19 December 2009.
9 - 13 Nov 2009 - Final labour migration training course in Albania in progress
 
The final national-level training course on labour migration policy and practice, organised by IOM in cooperation with ILO, is being held in Tirana from 9 to 13 Nov 2009, with participation from policy makers, social partners and practitioners.
2-6 Nov 2009 - Labour Migration training in Kosovo under UNSCR 1244
 
The training course on labour migration policy and practice, organised by IOM, was held in Prishtina from 2 to 6 Nov 2009, with participation from policy makers, social partners and practitioners.
Labour migration training course in Bosnia & Herzegovina
 
The national-level training course on labour migration policy and practice, organised by IOM in cooperation with ILO, was held in Sarajevo from 26 to 30 October 2009, with participation from policy makers, social partners and practitioners.
fstudio web services