2008-07-17 15:48:48
Përurohet rrjeti i Sporteleve të Migracionit në Shqipëri
17 Qershor, Tiranë – Përurohet rrjeti i Sporteleve të Migracionit në Shqipëri brenda strukturave vendore të Shërbimit Kombëtar të Punësimit.
Ministri shqiptar i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta do të mbajë fjalën e hapjes në këtë aktivitet, ku priten të marrin pjesë gjithashtu dhe përfaqësues të Konsullatave të Huaja në Tiranë.
Gjatë këtij aktiviteti, IOM do të prezantojë 36 Paketa Informuese të përgatitura nga zyra të IOM në rajon dhe të përkthyera në gjuhën shqipe për tu përdorur nga klientë të Sporteleve të Migracionit në të gjithë vendin.
Gjithashtu, do të firmoset dhe një Marrëveshje Bashkëpunimi mes Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin dhe Shërbimit Kombëtar të Punësimit mbi ngritjen dhe funksionimin e rrjetit të Sporteleve të Migracionit në kuadër të këtij projekti.