2008-08-13 10:59:20
Prezantohet Sporteli i Migracionit gjatë Panairit “Tregu i Punës Durrës 2008”
Në date 25 Korrik 2008, Drejtoria Rajonale e Punësimit Durrës organizoi panairin “Tregu i Punës Durrës 2008”. Në këtë panair ishin në dispozicion te punëkërkuesve dhe emigrantëve të kthyer 380 vende të lira pune të ofruara nga 60 kompani që operojnë në Durrës.
Në këtë aktivitet Drejtoria Rajonale e Punësimit Durrës prezantoi dhe Sportelin e Migracionit nëpërmjet të cilit ofrohet gjithë asistenca e nevojshme, informacion mbi mundësitë e punësimit dhe studimit jashtë vendit, orjentim profesional për kategorine e migrantëve të mundshëm, si dhe migrantëve të rikthyer. Vizitorët e këtij panairi përfituan nga shërbimet e këtij sporteli për mundësitë e migracionit të rregullt për motive punësimit ne vendet e BE, Kanada, USA, Australi dhe Zelandë e Re.
Prezantimi i Sportelit të Migracionit në këtë panair qe një mundësi e mire për të promovuar këtë nismë si dhe për të informuar dhe rritur ndërgjegjesimin e njerzve në lidhje me risqet e migracionit të parregullt.