This initiative is funded by the European Union and co-funded by the Swiss Federal Office for Migration, the German Federal Office for Migration and Refugees, the Government of Liechtenstein and the Italian Ministry for Foreign Affairs/Italian Cooperation.
 
News
2008-10-10 10:37:29
Studentët që duan të marrin një bursë për të studiuar jashtë vendit kryesisht në vendet e Bashkimit Evropian.
Projekti BASILEUS - Balkans Academic Scheme for the Internationalisation of Learning in cooperation with EU universities – Skema Akademike Ballkanike për Ndërkombëtarizimin e të Mësuarit në bashkëpunim me Universitetet e Bashkimit Evropian ofron financim për levizjen akademike nga Ballkani Perëndimor në vendet e Bashkimit Evropian dhe anasjelltas

 Në këtë projekt janë përfshirë 8 Universitete të Bashkimt Evropian dhe 12 Universitete të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria përfaqesohet nga Univeristeti i Korcës dhe Universiteti i Shkodrës. Projekti financohet nga Programi i Bashkëpunimit  Erasmuns Mundus i Bashkimit Evropian.

Studentët e universiteteve të përfshirë në këtë projekt nga vendët e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian mund të aplikojne për bursë për:

·         Studime Universitare: 6 ose 10 ose 34 mujore

·         Studime për Master: 6, 10 ose 22 mujore

·         Studime për Doktoraturë: 6,10 ose 34 mujore

·         Studime për Post-Doktoraturë: 10 mujore

·         Staf akademik (mësimdhenie, trajnime, dhe kërkime) : 1 mujore

Fushat më prioritare të përcaktuara nga Komisioni Evropian janë:

·         Shkencat Agrikulturore

·         Arkitekturë, Planifikim urban,

·         Biznes dhe Menaxhim

·         Inxhinieri, Teknollogji

·         Gjuhë të huaja dhe shkenca filologjike

·         Ligj

·         Matematikë, Informatikë

·         Shkencat Mjeksore

·         Shkencat Natyrore

·         Shkencat Sociale

Per me teper informacion vizitoni faqen http://www.basileus.ugent.be

 

fstudio web services