2008-08-28 12:50:40
Bizneset britanike përballen me rregullat e reja të imigracionit
Sipas rregullave të reja të imigracionit, bizneset të cilat punësojnë punëtorë të kualifikuar nga vendet që nuk bëjnë pjesë në Bashkimin Evropian duhet të paguajnë nga £300 deri £1,000 në fund të këtij viti.
Zyra e Agjensisë së Kufirit (UKBA) lançoi një fushatë televizive për të njoftuar punedhënësit në lidhje me ndryshimet për imigracionin. Këto ndryshime janë pjesë e rinovimit të vazhdueshëm të sistemit të migrimit ekonomik të UK. Shefi i Imigracionit Lin Homer tha se ndryshimet e bëra sigurojnë lejimin vetëm të punëtorëve për të cilët ka nevojë UK.
Sipas rregullave të reja, punëtërët jashtë BE do të jenë subjekt i proçedurave të reja të verifikimit/testimit të njohura si "Tier Two" të sistemit të imigrimit të bazuara në pikët e mbledhura.
Bizneset të cilët janë të interesuar të sjellin punëtorë të kualifikuar nga vende që nuk janë në BE duhet të disponojnë një liçencë dhe janë të detyruara të sponsorizojnë ardhjen e secilit individ. Liçencat kushtojnë nga £300 për bizneset e vogla dhe çdo aplikim për sponsorizim kushton £170.
Më pas migrantet individualisht duhet ti nënshtrohen proçesit të testimit për të parë nese arrijnë pikët e nevojshme për të hyrë. Zyra e Agjensisë së Kufirit njofton paraprakisht se proçedurat për liçensat dhe aplikimet mund të zgjasin deri në dy muaj.
Sipas sistemit të pikëve, imigrantët duhet të provojnë se disponojnë kualifikimin dhe aftësitë e duhura që përputhen me mungesat e ekonomisë Britanike.
Shkeljet e Imigracionit
Zyra e Agjensisë së Kufirit thekson se në rast se nuk deklarohen shkeljet e imigracionit siç mund të jetë zhdukja e një punëtori atehere liçensa do të anullohet. Lin Homer, shefi i Agjensise së Kufirit tha: “Sistemi i bazuar në pikë është një nga tronditjet më të mëdha të sistemit të imigracionit që siguron vetëm ata persona që zotërojnë aftësitë për të cilat ne kemi nevojë të punojnë apo studiojnë këtu dhe jo të tjerë. Biznesi përfiton nga puna e migrantëve por duhet të bashkohen me ne në goditjen e punës së jashtëligjshme dhe sigurimin e nje sistemi i cili të jetë i fortë dhe i drejtë”.
Për më shumë informacion ju lutem klikoni në adresën: http://news.bbc.co.uk/2/hi/uk_news/7561880.stm