Organizata Nderkombëtare për Migracionin (IOM) do të marri pjesë në Panairin e Punes “Tirana 2008” i cili organizohet nga Ministria e Punes, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Shërbimi Kombëtar i Punës si dhe Drejtoria Rajonale e Punësimit të Tiranës nën kujdesin e Kryeministrit të Shqipërisë SHTZ Sali Berisha nga data 23-24 Tetor 2008, në ambjentet e Pallatit të Kongreseve.
Ceremonia e Hapjes do të zhvillohet ne datën 23 Tetor në orën 18:00. Ministri i Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Z Anastas Duro, Kryeministri i Shqipërise SHTZ Sali Berisha si dhe Kryetari i Dhomës së Tregtisë Z Gjokë Uldedaj do të mbajnë fjalën e hapjes së këtij aktiviteti.
IOM, si një nga partneret e Drejtorise Rajonale të Punësimit të Tiranës në promovimin e migracionit të rregullt nëpërmjet “Sporteleve të Migracionit “ të ngritura rishtaz per të ofruar shërbimin e informacionit, këshillimit dhe referimit do të marrë pjesë në Panairin e Punës “Tirana 2008” në kuadër të projektit “Ngritja e Kapaciteteve, Rritja e Shkallës së Informimit dhe Ndërgjegjësimit për Nxitjen e Emigracionit të Rregullt në Ballkanin Perëndimor”
Aktivitetet e IOM në Shqipëri do të prezantohen në një stendë ku ndërmjet të tjerave do të ekspozohen materiale promocionale dhe informuese mbi shërbimet e reja të ofruara nga Rrjeti Kombëtar i Sporteleve të Migracionit i ngritur brënda strukturave të Drejtorive Rajonale të Punësimit në 14 zona të Shqipërisë. Një Spot Televiziv nëpërmjet të cilit informohen njerëzit e interesuar rreth mundësive për të migruar jashtë vendit për qëllime punësimi apo studimi se ku te drejtohen per të kërkuar informacion dhe këshillim mbi migracionin e rregullt, do të lancohet në këtë aktivitet.