This initiative is funded by the European Union and co-funded by the Swiss Federal Office for Migration, the German Federal Office for Migration and Refugees, the Government of Liechtenstein and the Italian Ministry for Foreign Affairs/Italian Cooperation.
 
News
2008-10-29 11:29:39
“Karta Blu” e BE për migrantët e kualifikuar.
Komisioni Evropian ka zbuluar një Kartë Blu për Imigrantët e Kualifikuar, bazuar në Kartën Jeshile të Shteteve të Bashkuara.

Ky plan lejon personat e kualifikuar dhe familjet e tyre të punojnë dhe jetojnë në vendet e Bashkimit Evropian.
BE bën të ditur se ka nevojë për 20 miljon punëtorë të kualifikuar për dy dekadat e ardhshme dhe se ka mungesa për ekspertë të fushes inxhinierike dhe teknologjise së kompjuterave.
Kjo skeme, e cila është më shumë kufizuese se Karta Jeshile e SHBA duhet të aprovohet nga 27 vëndet anëtare të BE.

Disa korrespondente theksojnë se nje tjetër qëllim i këtij plani është të ndryshojë tendencën aktuale të migrimit të punëtorëve të kualifikuar nga Azia dhe Afrika në ShBA për të gjetur punë.  
Karta Blu e zbuluar nga Parlamenti Evropian në Strazburg ditën e martë, do të bëjë të mundur që mbajtësit e saj dhe familjet e tyre të punojnë, jetojnë e udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian. 

Për të qënë i përshtatshëm për këtë kartë, immigrantët e rinj duhet të zotërojnë një diplomë dhe të kenë të paktën tre vjet experience. 

Ata duhet të kenë nje ofertë për punë me kontrate minimumi 1 vjecare e cila nuk mund të plotësohet nga nje qytetar I BE. 

Komisioneri i Drejtësisë Evropiane Franko Frattini tha se kjo nuk është nje politike “ hap dyert”
“Nëse nje vend antar ka nevojë për inxhinierë apo doktorë, duhet të përcaktojë numrin dhe me pas unë do të ofroj për këtë shtet proçedurën e duhur, “

Në Evopë ka nje tension ndërmjet politikanëve të cilët e dine se votuesit janë të shqetësuar për imigracionin dhe bizneset kërkojnë të diplomuar nga India e Kina tha korrespondenti yne.  

Karta Blu përballë  Kartës Jeshile   

Karta Blu

Nuk të siguron qëndrim të përhershëm  

E vlefshme vetë, për dy vjet, e rinovueshme

Lejon mbajtësit e saj të punojnë jetojne e udhetojnë ne BE

Aplikuesit duhet të kene nje kontrate pune 1 vjecare me rroge tre here me te larte se minimumi i jeteses.  

Qëndrim të përhershëm automatic mbas 5 vjetëve   

 

Karta Jeshile

Siguron qendrim të perhershem

E vlefshem për 10 vjet, e rinovueshme  

Lejon mbajtësit e saj të punojnë, jetojnë e udhëtojnë ne SHBA

Pese rruge per te marre karten: punësimi, lidhjet familjare, llotari, investim ose të qënit rezitdent perpara 1972

Mbajtësit e saj mund të kthehen ne qytetare amerikane   

BBC NEWS:
http://news.bbc.co.uk/go/pr/fr/-/2/hi/europe/7057575.stm

Publikuar me: 2007/10/23 16:42:44 GMT

© BBC MMVIII

fstudio web services