2008-11-14 14:30:18
Mundësi punësimi për studentë në Gjermani
Në bashkëpunim me Agjencionin Federal gjerman të Punës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, kanë ndërmjetësuar në punësimin e përkohshëm të studentëve kosovarë në Gjermani.
Fushat në të cilat mund të bëhet punësimi janë: gastronomi/hotelieri, agrikulturë dhe prodhim industrial. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e rregullt të Universiteteve publike apo private në Kosovë. Numri i personave që do të përzgjidhen është i kufizuar. Përveç tjerash, kriter i rëndësishëm për aplikim të suksesshëm është njohuria e mirë e gjuhës gjermane. Personat të cilët do të jenë në listën e atyre që do të përfitojnë nga ky program do të duhet të paguajnë shumën prej 38€. Në rast se për shkaqe të ndryshme ai person nuk do të mund të udhëtojë në Gjermani, atij do t'i kthehet gjysma e kësaj shume. Afati për aplikim është deri më 22 dhjetor 2008.
Për informata më të hollësishme dhe kriteret e aplikimit, kontaktoni Qendrën Rajonale të Punësimit në Prishtinë ose lexoni dokumentin e bashkangjitur.