Programi i njohur për studime Erasmus Mundus, ofron bursa për studime në Universitetet prestigjioze evropiane në Mbretërinë e Bashkuar, Hollandë, Norvegji dhe Suedi.
Nëse jeni të interesuar për studime në shtetet evropiane, keni mundësi të përfitoni bursa të larta për studime në programet prestigjioze Erasmus Mundus për Edukimin Special/Gjithpërfshirës dhe të Drejtat e Njeriut.
Erasmus Mundus për Nevojat Speciale Edukative, ofron bursa në vlerë prej 24.200€ për studime master për një vit në Universitetin Roehapmton (Londër, Mbretëria e Bashkuar), Fontys OSO (Tilburg, Hollandë) dhe Universitetin Charles (Pragë, Republika Çeke).
Erasmus Mundus për Praktikat e të Drejtave të Njeriut, ofron bursa prej 42.000€ për studime master për dy vjet në Universitetin Roehampton (Londër, Mbretëria e Bashkuar), Universitetin e Gotenburgut (Gotenburg, Suedi) dhe Universitetin Tromso (Tromso, Norvegji).
Të dy këto programe janë në kërkim të studiuesve që kanë fituar përvojë në hulumtime në fushat përkatëse. Ata do të marrin 13.000€ për qëndrim prej tre muajsh në së paku dy nga shtetet partnere.
Afati i fundit për aplikim është 14 dhjetor 2008, për regjistrim në gusht të vitit 2009.
Të gjitha detajet, përfshi edhe formularët e aplikimit, mund t’i gjeni në web faqen http://www.roehampton.ac.uk/admissions/erasmusmundus/index.html.