This initiative is funded by the European Union and co-funded by the Swiss Federal Office for Migration, the German Federal Office for Migration and Refugees, the Government of Liechtenstein and the Italian Ministry for Foreign Affairs/Italian Cooperation.
 
News
2008-11-27 16:14:37
Hapet Qendra për Shërbime për Migrantët
Më 3 korrik zyrtarisht u bë përurimi i fillimit të punës së Qendrës për Shërbime për Migrantët, projekt rajonal i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.

Projekti në fjalë është i financuar nga Komisioni Evropian – programi AENEAS 06, Zyra Federale e Migracionit e Zvicrës, Zyra Federale e Migracionit dhe Refugjatëve e Gjermanisë, Qeveria e Italisë dhe Qeveria e Lihtenshtajnit, ndërsa zbatohet nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

 

Qendra e Shërbimeve për Migrantët ofron:

·        Informata

·        Shërbime këshilluese

·        Udhëzime

për procedurat e migrimit në shtetet e Bashkësisë Evropiane, Zvicër, Kanada, SHBA, Australi dhe Zelandë të Re.

 

Këtu do të merrni informata për:

·        Viza

·        Studime jashtë vendit

·        Programet e imigrimit

·        Bashkimin familjar etj.

 

Poashtu, Qendra e Shërbimeve për Migrantët mund të ju ndihmojë me hulumtime në internet, organizimin e kurseve të ndryshme etj., të gjitha këto pa pagesë. Trainimet bëhen në bazë të kërkesave.

 

Adresa: Qendra e Shërbimeve për Migrantët rruga Tirana p.n.

ndërtesa e Qendrës Rajonale të Punësimit në Prishtinë,

 

Telefon: 038 22 00 01

E-mail : mscprishtina@gmail.com

www.migrantservicecentres.org

Orari i punës: E hënë – E premte

9:00 – 12:00 dhe 14:00 – 16:30

 

 

Për të parë fotot nga ceremonia e inaugurimit, klikoni këtu.

fstudio web services