Bruksel – Skema e re e “Kartës së kaltër” e BE-së për të tërhequr migrantë të kualifikuar pune, do të adoptohet me 8 dhjetor, kur Parlamenti Evropian t’i marrë parasysh rekomandimet e bëra, ka thënë të martën presidenca franceze e bllokut.
Karta e kaltër, e menduar të josh shtetasit me kualifikim të lartë, të cilët nuk janë shtetas të BE-së duke ju dhënë qasje në disa të drejta në cilindo shtet, ishte afër fshirjes kur ministrat e brendshëm të bllokut u takuan të enjten.
Mirëpo parlamenti, në një raport të javës së kaluar, ka shtyrë 27 shtetet e BE-së të vendosin shkallën e të të ardhurave në nivel më të lartë se që e kishin planifikuar.
'Shtetet nuk janë të lidhura për këto amandamente por ne nuk e marrim votën e parlamentit si të thjeshtë dhe do të shohim se a janë të mundura përmirësimet,' tha një diplomat nga Franca, e cila mban presidencën e BE.
Sidoqoftë, ai shtoi se: 'Nuk ka kufij për manovra për të përshtatur tekstin për lartësinë e të ardhurave.'
Anëtarët e Parlamentit Evropian donin që ministrat e brendshëm të BE-së të insistojnë që kandidatët për “Kartën e kaltër” duhet të kenë një ofertë pune në Evropë, që paguan së paku 1.7 herë të të ardhurave mesatare të vendit në të cilin ata aplikojnë për punë.
Shtetet e BE-së janë marrë vesh që shuma duhet të jetë sa 1.5 e shkallës së të ardhurave.
Shkalla mund të ulet në disa shtete në sektorët ku ka mungesë punëtorësh.
Skema e 'Kartës së kaltër' është vendosur të dorëzohet pa diskutim në takimin e ministrave të transportit të BE-së më 8 dhjetor.
Me një rritje të popullsisë në rënie, shtetet anëtare të BE-së janë duke kërkuar punëtorë të huaj për të plotësuar vendet e caktuara të punës, por ende janë duke luftuar për t’i konkuruar SHBA-ve, që tërheqin përafërsisht dyfishin e numrit të punëtorëve të kualifikuar.
Për të lexuar më shumë informata në lidhje me çështjen e mësipërme, vizitojeni faqen e internetit mëposhtë (vetëm në anglisht):
http://www.iol.co.za/index.php?set_id=1&click_id=24&art_id=nw20081125175148596C126039