This initiative is funded by the European Union and co-funded by the Swiss Federal Office for Migration, the German Federal Office for Migration and Refugees, the Government of Liechtenstein and the Italian Ministry for Foreign Affairs/Italian Cooperation.
 
News
2008-12-05 11:19:54
Presidenca: Shtyhet adoptimi i “Kartës së Kaltër” të BE për punëtorët e kualifikuar
Bruksel (AFP) – Skema e re e BE “Karta e kaltër”, e cila duhet të tërheqë punëtorë migrantë të kualifikuar, është shtyrë, ka paralajmëruar të enjten presidenca franceze e bllokut. Karta e kaltër, që është menduar të joshë shtetasit me kualifikim të lartë të vendeve që nuk janë anëtare të BE në Evropë duke iu dhënë qasje në disa të drejta të caktuara në cilëndo kombësi, është dashur të nënshkruhet më 8 dhjetor.

'Karta e kaltër formalisht do të adoptohet në fillim të vitit 2009’, ka thënë ministri francez i imigracionit Brice Hortefeux, pasi kishte udhëhequr bisedimet me homologët e tij të BE në Bruksel.

 

Republika Çeke, e cila e merr presidencën rotative të BE nga Franca më 1 janar, ka ndaluar paraprakisht marrëveshjen derisa punëtorët e saj të kenë qasje të plotë në të gjitha shtetet anëtare të BE.  

 

Barrierat për ta në Gjermani dhe Austri do të hiqen në 2011.  

 

'Nuk ka asnjë problem’, tha Hortefeux. 'Fakti që Republika Çeke i ka hequr të gjitha kundërshtimet, na ka mundësuar që të adoptojmë projektin dhe ai do të nënshkruhet nën presidencën e tyre.’  

 

Parlamenti Evropian, në një raport të javës së kaluar, ka nxitur të 27 vendet anëtare të BE të vendosin kufirin për të ardhurat e migrantëve për punë, më lartë se që e kanë planifikuar.  

 

'Shtetet nuk janë të lidhura për këto amandamente por nuk e marrim votën e parlamentit me pakujdesi, prandaj do të shohim mundësitë për përmirësime’, ka thënë një diplomat francez të martën.  

 

Megjithatë, ai shtoi se 'Nuk ka kufij për manovrim për të përshtatur tekstin për nivelin më të lartë të të ardhurave.’

 

Anëtarët e Parlamentit Evropian donin që ministrat e brendshëm të BE të insistojnë që kandidatët për “kartën e kaltër” të kenë një ofertë për punë në Evropë, e cila është 1.7 herë e të të ardhurave mesatare të vendit në të cilin ata aplikojnë për të punuar.

 

Shtetet e BE janë marrë vesh që shuma duhet të jetë 1.5 herë e nivelit të të ardhurave. Ky nivel mund të ulet në disa vende në sektorët me mungesë punëtorësh.

 

Me një popullësi me rënie të natalitetit, shtetet anëtare të BE janë duke kërkuar punëtorë të huaj për të plotësuar punët e caktuara, por janë duke luftuar për të konkuruar SHBA-të, që tërheqin afërsisht dyfishin e numrit të punëtorëve të kualifikuar.

fstudio web services