Seminar Rajonal mbi Hartimin e Politikave Efektive të Migracionit për Qëllime Punësimi në Vendet e Origjinës e të Destinacionit dhe mbi Bashkëpunimin Ndërshtetëror në Ballkanin Perëndimor
Nga data 9-10 shkurt 2009, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) organizoi Seminarin Rajonal mbi Hartimin e Politikave Efektive të Migracionit për Qëllime Punësimi në Vendet e Origjinës e të Destinacionit dhe mbi Bashkëpunimin Ndërshtetëror në Ballkanin Perëndimor në Sallën Consortium të Hotel Tiranës.
Seminari kishte si qëllim të pajiste politikëbërësit dhe praktikantët me mjetet për menaxhimin efektiv të migracionit për qëllime punësimi nga dhe drejt vendeve të tyre, nëpërmjet (a) familjarizimit me politikat efektive dhe praktikat e kryera deri tani dhe (b) nëpërmjet diskutimeve mbi hartimin apo përshtatjen e politikave të veçanta në përputhje me situatat specifike të migracionit. Për këtë arsye, seminari përqendrohet në veçanti në tematikat e mëposhtme:
o politikat e lidhura me migracionin në vendet e origjinës së migrantëve;
o politikat me interes për vendet e destinacionit; dhe
o mjetet praktike të zhvillimit të bashkëpunimit ndërshtetëror mbi çështje që lidhen me migrimin për qëllime punësimi brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor me politika konkrete dhe shkëmbim të praktikave të mira ndërmjet pjesëmarrësve nga Shqipëria, Bosnja Hercegovina, Kroacia, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.
Ky seminar ndoqi strukturën e Manualit mbi Krijimin e Politikave Efektive të Migracionit për Qëllime Punësimi në Vendet e Origjinës dhe të Destinacionit, i cili është përkthyer në të gjitha gjuhët e rajonit përfshirë gjuhën shqipe. Ai është përgatitur nga zyra e IOM-it në Tiranë në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO) dhe Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE). Objektivi kryesor i këtij Manuali është të ndihmojë në gjetjen e qasjeve dhe zgjidhjeve të reja për politikat e migracionit, për të arritur një menaxhim më të mirë të migracionit për qëllime punësimi si në vendet e origjinës ashtu dhe në ato të destinacionit.
Fjala e hapjes u mbajt nga përfaqësues të Ministrisë shqiptare të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta në Tiranë, Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë dhe zyrës së IOM-it në Shqipëri. Pjesëmarrësit në këtë seminar ishin zyrtarë të lartë të ministrive të punës, ministrive të brendshme dhe ministrive të tjera të linjës nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfaqësues të organizatave të punëtorëve dhe punëdhënësve, ekspertë të pavarur si edhe diplomatë të ambasadave të ndryshme në Tiranë.
Seminari u organizuar në kuadër të projektit “Ngritja e Kapaciteteve, Rritja e Shkallës së Informimit dhe Ndërgjegjësimit për Nxitjen e Migracionit të Rregullt në Ballkanin Perëndimor”. Ky projekt financohet nga programi AENEAS 2006 i Komisionit Europian dhe Zyra Federale Zvicerane për Migracionin, Zyra Federale Gjermane për Migracionin dhe Refugjatë, qeveria e Lihtenshtejnit, si dhe Zyra Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim.
Projekti drejtohet nga zyra rajonale e IOM-it në Budapest, Hungari, me mbështetjen e zyrave të IOM-it në vendet pjesëmarrëse dhe në bashkërendim me Organizatën Ndërkombëtare të Punës.
Programi i seminarit
Raporti i Seminarit
Lista e Pjesmarrësve
Prezantimet
Zj Nicoletta Giordano, Shefe Misionit IOM, Tiranë, Shqipëri: Migracioni me motive punësimi në vendet e Europës Juglindore- sfidat dhe tendencat e së ardhmes.
Z. Ryszard Cholewiński, Specialist Migracioni, IOM: Të drejtat e punëtorëve migrantë në një kontekst më të gjerë evropian dhe ndërkombëtar
Zj. Agnieszka Weinar, Specialist për Politikat, Komisioni Europian, Drejtoria e Përgjithshme e Drejtësisë, Lirisë dhe Sigurisë (DG JLS): Politikat aktuale të BE-së lidhur me migracionin për qëllime punësimi – aspektet e brendshme dhe të jashtme
Zj. Elizabeth Warn, Specialiste për Migracionin e Punës, IOM: Politikat e migracionit për qëllime punësimi në vendet e origjinës.
Zj. Ana Milicevic Pezelj, Drejtore e Departamentit të Organizimit, Arsimit dhe Publikimit, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kroacisë: Migracioni për qëllime punësimi dhe roli i sindikatave – Eksperienca kroate
Z. Patrick Taran, Ekspert për Migracionin, ILO: Përmbledhje e reagimeve ndaj politikave të vendeve të destinacionit
Z. Prosper Dombele, Bashkëpunëtor Shkencor, Zyra Federale Zvicerane për Migracionin dhe Refugjatët, Zvicër: Integrimi dhe tregu i punës në Zvicër
Z. Gabriel Leonte, Këshilltar për Ekonominë dhe Mjedisin, OSBE: Përqasja dhe kontributi i OSBE në fushën e migracionit për motive punësimi
Z. Patric Taran, Ekspert për Migracionin, ILO: Konventat e ILO-s dhe kuadri shumëpalësh i migracionit për qëllime punësimi
Z. Ugo Melchionda, Ekspert i Migracionit të Punës, IOM Romë: Strategjia e IOM-it për migracionin me qëllim punësimi dhe eksperienca në kuadrin e legjislacionit italian
Zj. Gemma Pinyol, Koordinatore e Programit të Migracionit, Qendra për Informacion Ndërkombëtar dhe Studimeve mbi Zhvillimin, Spanjë: Marrëveshjet dypalëshe të punës – eksperienca spanjolle
Z Adam Piňos, Konsull, Ambasada e Republikës Çeke, Shqipëri: Konkluzionet në emër të Presidencës Çeke te BE
Prezantimet e Shteteve
Shqipëria (Shqip)
Shqipëria (Anglisht)
Bosnja-Hercegovina (Anglisht)
IRJ e Maqedonisë (Anglisht)
Kroacia (Anglisht)
Kosova (Shqip)
Kosova (Anglisht)
Mali i Zi (Anglisht)
Serbia (Anglisht)
Zj. Silvia Achille, Departamenti i Përgjithshëm i Migracionit, Ministria e Punës, Shëndetit dhe Politikave Sociale, Itali: Marrëveshjet Dypalëshe – Kuadri Ligjor