Direktiva e sanksioneve: mbyllja e punës ilegale
Parlamenti Evropian votoi të mërkuren masa të reja për të luftuar imigrimin ilegal. „Direktiva e sanksioneve“ vendosë dënimet standarde, që prej gjobave deri te akuzat kriminale ligjore për punëdhënësit që thejnë rregullat. Kjo mendohet t’i dekurajojë procedurat klandestine të punës dhe në të njejtën kohë të mbrojë imigrantët ilegalë.
„Direktiva e sanksioneve’ do të plotësojë masat tjera si „direktiva e kthimit“ dhe direktiva „karta e kaltër“ me qëllim të përgjithshëm për të parandaluar imigrimin ilegal dhe të inkurajojë migrimin e rregullt.
Legjislacioni është duke u adoptuar nën procedurën e vendimit të përbashkët në mes të Parlamentit dhe Këshillit, ashtu që anëtarët e parlamentit evropian të kenë të njejtën të drejtë sikurse edhe ministrat e shteteve anëtare. Paraprakisht është arritur një marrëveshje kompromisi me këshillin, para votimit plenar, duke bërë të mundshme marrëveshjen paraprakisht.
Gjatë debatit me 3 shkurt, socialisti dhe zyrtari ndërlidhës italian, Z. Claudio Fava, tha: “Në fillim, shkaku themelor ishte që të luftohet vetëm kundër imigrantëve ilegalë, për shkak të rrezikut të dënimit të tyre të dyfishtë. Por ne ia dolëm që të kuptojmë logjikën tonë“.
Gjatë konferencës për shtyp (pas votimit me 4 shkurt), Z. Fava ka shpjeguar se direktiva mbulon vetëm imigrantët ilegalë nga vendet jashtë BE dhe se punëtorët legalë poashtu eksploatohen. Por, kjo është një çështje e vendosur në nivel kombëtar. Fava dha shembullin e një grumbulluesi të ri rumun të domateve, i cili duke punuar në kushte të ngjashme me skllavërinë, nuk do të ketë të njejtën përkrahje sikurse grumbulluesi pranë tij i cili është nga një vend jashtë BE.
Votimi përfundimtar është shtyrë deri në mini-sesionin e Brukselit me 19 shkurt. Kjo do të lejojë shtesë në deklaratë, duke ofruar bindjen se kjo direktivë nuk do të pengojë legjislacionin e mëtejmë për nënkontraktues.
Sapo të hyjnë në fuqi rregullat e reja, ato duhet të vendosen në shtetet anëtare brenda 24 muajsh.