Itali: Shpërblim familjar edhe nëse familjarët janë në vendin e tyre të origjinës
Në bazë të nenit 1 të ligjit Nr 185 të datës 29 nëntor 2008 qeveria italiane jep një shpërblim për familjet me të ardhura të pamjaftueshme vetëm për vitin 2009.
“Për të përfituar këtë shpërblim është e domosdoshme që kërkuesi të jetë rezident në Itali” theksohet në qarkoren e nxjerrë nga Agjencia e të Ardhurave. Në Qarkore thuhet se “për pjesëtarët e tjerë të vatrës familjare të kërkuesit ( bashkëshort/e jo të ndarë, të mitur në ngarkim dhe pjesëtarë të tjerë në ngarkim), përkundrazi nuk kërkohet qëndrimi në territorin e shtetit italian”.
Shpërblimi mund të kërkohet nga punëmarrësit dhe pensionistët (pra përjashtohen të vetëpunësuarit, sipërmarrësit e vegjël) dhe përbëhet nga një shumë, që luhatet, në varësi të të ardhurave familjare të realizuara dhe numri i pjesëtarëve të familjes:
Tipologjia e famljes Të ardhurat kompleksive maksimale Shpërblimi
Pensionist i vetëm 15mijë euro 200 euro
Familje me dy persona 17mijë euro 300 euro
Familje me tre persona 17mijë euro 400 euro
Familje me katër persona 20mijë euro 500 euro
Familje me pesë persona 20mijë euro 600 euro
Familje me më shumë 22mijë euro 1000 euro
se 5 persona
Familje me person
me aftësi të kufizuara 35mijë euro 1000 euro
Për të vërtetuar se familjarët të cilët janë ngarkim të aplikuesit duhet të paraqesin:
a) dokumentacion origjinal, i lëshuar nga konsullatet e tyre, me përkthim në gjuhën italiane dhe me certifikim të Prefekturës;
b) dokumentacion me “apostille”, për ato që vijnë nga vende, që kanë nënshkruar marrëveshjen e Hagës për apostilin të 5 tetorit 1961;
c) dokumentacion i lëshuar në vendin e origjinës, i përkthyer në gjuhën italiane dhe i certifikuar si i njëjti me origjinalin nga konsullata italiane.
Punëmarësit duhet t’ia paraqesin kërkesën punëdhënësit të tyre, kurse punëtorët shtëpiakë (bashkëpunëtorët familjarë dhe ofrues të shërbimeve të përkujdesjes, “baby-sitters”) e paraqisin kërkesën pranë sporteleve të “Agjencive të të Ardhurave". Ndërkohë që pensionistët dhe të papunët, duhet t’i drejtohen INPS-Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Paratë do të vijnë pas një muaji, drejtpërdrejt në listë-pagesa (punëdhënësi do të rimbursohet nga shteti), apo edhe me pensionin.
Modulet dhe udhëzimet mund të shkarkohen nga faqja e internetit: http://www.agenziaentrate.it/ilwwcm/resources/file/eb7a7e43d5451be/circolare2Edel3feb2009.pdf, por do të ishte me vend t’i drejtohesh një organizate punëdhënësish për të marrë informacione dhe asistencë falas. Ndërkohë janë vendosur afatet për paraqitjen e kërkesës, që luhaten në bazë të atij që paraqet kërkesën dhe të cilit vit mund të merret në shqyrtim për përllogaritjen e të ardhurave dhe pjestarët e vatrës familjare.
Punëmarrësit (kërkesë tek punëdhënësi) dhe pensionistët (kërkesë tek INPS):
- brenda 28 shkurtit 2009, nëse do të shqyrtohet viti 2007;
- brenda 31 marsit 2009, nëse shqyrtohet vitit 2008.
Punëtorët shtëpiakë (kërkesë tek “Agjencia e të Ardhurave”):
- brenda 30 prillit 2009, nëse shqyrtohet viti 2007;
- brenda 30 qershorit, nëse shqyrtrohet viti 2008 për subjektet që përjashtohen nga detyrimi i paraqitjes së deklaratave të të ardhurave