Irlanda ka ndryshuar kërkesat për punëtorët që kërkojnë leje sipas skemës së Kartës së Gjelbër
Rishikimi i Skemës së Kartës së Gjelbër ka sjellë një ndryshim të listës së sektorëve të punësimit të caktuar për leje pune. Disa kategori janë hequr nga lista, që do të thotë se lejet e punës nuk do të jepen për disa pozicione në sektorin e shëndetit, shërbimeve financiare dhe industri. Për më tepër lejet e punës nuk do të jepen për punë me paga nën 30,000 euro në vit.
Dy ndryshime të tjera janë bërë në skemën e vlerësimit të tregut të punës dhe të aksesit të bashkëshorteve të migrantëve për motive punësimi në tregun e punës, i cili do të vijë në fuqi në 1 qershor 2009. Periudha e vlerësimit të tregut të punës është zgjatur. Kjo do të thotë se periudha e reklamimit të vendeve të lira të punës do të jetë për 8 javë dhe 6 ditë shtesë në median lokale. Ky hap siguron që janë bërë përpjekjet maksimale për të përdorur aftësitë lokale për punësim.
Qe nga date 1 qershor 2009, bashkëshortët dhe personat nën varësi të migrantëve për motive punësimi janë përgjegjës për sigurimin e lejeve të tyre të punës i cili gjithashtu i nënshtrohet një testi të vlerësimit të tregut të punës .
Për më tepër detaje, përfshirë dhe listën e kategorive të hequra nga skema e Kartës së Gjelbër, ju lutem referohuni në adresën: http://www.entemp.ie/labour/workpermits/revisedgreencard.htm