Komisioni Lindor për Ekonominë Gjermane në bashkëpunim me Ministrinë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik ju njofton mbi: Programin e bursave të ekonomisë gjermane për Ballkanin Perëndimor 2010!
Programi ka për qëllim t'u mundësojë kandidatëve të kualifikuar praktika 3-6 mujore në kompani gjermane, në Gjermani.
Ky program mbështet nga Qeveria Federale Gjermane.
Njohuritë shumë të mira të gjuhës gjermane dhe/ose të gjuhës angleze janë një ndër kushtet e pranimit.
Informacione më të hollësishme rreth kritereve të aplikimit i gjeni në faqen e internetit : www.stipendienprogramm.org.
Afati i fundit për aplikim është më 15.11. 2009! Aplikimet bëhen online!
Për informacione të mëtejshme kontaktoni zonjën Alina Gumpert: gumpert@stipendienprogramm.org