This initiative is funded by the European Union and co-funded by the Swiss Federal Office for Migration, the German Federal Office for Migration and Refugees, the Government of Liechtenstein and the Italian Ministry for Foreign Affairs/Italian Cooperation.
 
News
2008-07-17 15:45:25
Berlini do të lehtësojë imigracionin
Berlini do te lehtësojë kufizimet për imigracionin e punonjësve të kualifikuar me qëllim plotësimin e kërkesave për fuqi pune të kualifikuar. Gjithësesi punëtorët e pakualifikuar do të përballen me më shumë pengesa

Java Biznes, 9 Korrik, 2008.
http://www.businessweek.com/globalbiz/content/jul2008/gb2008079_109431.htm?chan=globalbiz_europe+index+page_top+stories

Gjermania ka nevojë për më shumë immigrantë –për sa kohë ata janë të kualifikuar. Qeveria Gjermane ka në plan të lehtësojë kufizimet për imigracionin e të huajve të arsimuar në degët që kanë më shumë nevojë. Megjithatë, në të njejtën kohë Berlini kërkon të shtyjë sa më shumë migracionin e fuqisë së pakualifikuar nga Evropa Lindore.

Ditën e martë zëdhënësi i qeverisë, Thomas Steg pohoi për gazetarët se akoma nuk është marrë vendimi përfundimtar i ndryshimit të rregullave të imigracionit në Gjermani, por konfirmoi se Kabineti i Kancelares Angela Markel planifikon të diskutojë këtë çështje nga fundi i muajit Korrik.

Javën e kaluar, Ministri i Brëndshëm Wolfgang Schäuble dhe Ministri i Punës Olaf Scholz prezantuan për kualicionin qeveritar të majtë dhe të djathtë, një plan veprimi mbi lehtësimin e imigracionit.
Sipas planit, punonjësit shumë të kualifikuar dhe të diplomuar mund të përfitojnë statusin e qëndrimit të pakufizuar pasi të punojnë në profesionin e tyre në Gjermani për dy vjet.  Për më tepër,  kërkesa për shumën e të ardhurave që duhet të fitonin për të siguruar lejen e qëndrimit, do të ulet. Ligji i mëparshëm kërkonte që të huajt duhet të siguronin një sasi të ardhurash prej €86,400 ($135,848) në vit që të përfitonin leje qëndrimi. Kjo shume tashme do të ulet në €63,600.

Këto masa mund të plotësojnë deri në një farë mase kërkesat e industrive që kanë nevojë për punonjës shumë të kualifikuar. Gjermania ka nevojë më tepër për inxhinerë dhe punonjës shumë të kualifikuar duke qënë se është vendi më i madh  eksportues i prodhimeve në botë, që zotëron makineri dhe pajisje shumë komplekse.

Analistë dhe drejtues biznesesh kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me plakjen e popullsisë, dhe sistemin e arsimor jo domosdoshmërisht kaq të lartë, si dhe barrierat e tepruara ndaj imigracionit kombinohen për të krijuar probleme me rekrutimin e personave me aftësitë e duhura.

Ndërkohë që Berlini shpreson të fitojë punë të kualifikuar për të plotësuar mungesat e tregut ne sektoret e lartpërmëndur kjo nuk do të thotë se kufijtë do të hiqen plotësisht. Ndryshe nga Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda, Gjermania ka zgjedhur që të mos lejojë migrantët për motive punësimi nga shtetet e reja të Evropës Lindore të sapo pranuara në Bashkimit Evropian.  Tashme qeveria kërkon të shtyjë  afatin e pranimit të punonjësve të huaj nga këto vende deri në vitin 2011.

fstudio web services