Për 27 profesionet e përmendura në listen e profesioneve më të kërkuara, punëdhënësit në MB nuk do të duhet të kryejnë kërkim vetëm brënda Zonës Ekonomike Evropiane por mund ti punësojnë nga çdo vend i botës.
Në muajin qershor 2008, në listën kombëtare të profesioneve më të kërkuara për leje pune janë shtuar profesionet e mëposhtëme
• Inxhinierë të sektorit të prodhimit të energjisë dhe
• Saldator të kualifikuar tubacioni
Si rezultat i këtyre ndryshimeve, aplikimet për leje pune për inxhinier elektrik dhe saldatorë të kualifikuar tubacionesh nuk do të kenë më nevojë të jenë objekt i testimit të gjithanshëm të tregut të punës për rezidentët. Profesionet e sektorit të prodhimit të energjisë i përkasin industrisë së prodhimit të energjisë elektrike dhe në to përfshihen:
• Inxhinier mekanik;
• Inxhinier i lartë mekanik projekti;
• Inxhinier mekanik projekti;
• Inxhinier elektrik;
• Inxhinier i lartë elektrik projekti;
• Inxhinier elektrik projekti;
• Inxhinier i larte civil projekti;
• Inxhinier elektrik projekti;
• Inxhinier i sistemit shëdetsor (nuklear);
• Inxhinier projektues (nuklear);
• Planifikues i ciklit të punës (nuklear);
• Drejtues grupi apo turni;
• Kontrollor prodhimi;
• Inxhinier përpunimi impjanti;
• Planifikues rrjeti;
• Inxhinier projektues rrjeti;
• Inxhinier i lartë kontrolli dhe kalibrimi;
• Inxhinier kontrolli dhe kalibrimi;
• Inxhinier i lartë kontrolli;
• Supervisor i dhomës qëndrore të kontrollit;
• Ndihmës Inxhinier (operacionet e turneve);
• Inxhinier performance;
• Inxhinier i infrastrukturës së sistemit;
• Ndihmës kimist;
• Fizikant reaktori;
• Ndihmës fizikant reaktori; dhe
• Ndihmës fizikant.
Profesionet e mëposhtëme janë hequr nga lista:
• Inxhinier avioni i licensuar
• Konsulent në mjeksi gjeriatrike dhe mjeksinë e rehabilitimit
që do të thotë se aplikimet për leje pune të marra për postet e mësipërme në ose mbas 18 Korrikut 2008 do të jenë objekt i testimit të gjithanshëm të tregut të punës për rezidentët. Nga punëdhënësit do të kërkohet të dorëzojnë evidencë që vërteton se pozicionet e punës janë shpallur dhe kanë të gjitha detajet e njerëzve që kanë aplikaur dhe janë intervistuar, dhe arsyen pse punëtorët rezident nuk janë konsideruar të përshtatshëm. Lejet e punës të të jepen përsëri për këto profesione nëse pas shpalljes së postit , punëdhënësi nuk ka gjetur kandidat rezident me kualifikimi përkatës.
Për një listë të plotë profesionesh për të cilat tregu ka mungesa klikoni këtu.