This initiative is funded by the European Union and co-funded by the Swiss Federal Office for Migration, the German Federal Office for Migration and Refugees, the Government of Liechtenstein and the Italian Ministry for Foreign Affairs/Italian Cooperation.
 
Faqja kryesore

Rrjeti i Qëndrave të Shërbimit për Migrantët ofron shërbim informacioni, këshillimi dhe referimi për migrantët dhe emigrantët e mundshëm në Shqipëri,  Kosovë,  Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, ish -Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Mal të Zi dhe Serbi.

Ju mund të gjeni informacion për punë dhe për mundësi studimi jashtë vëndit si dhe për proçedurat për marrjen e vizave, lejet e punës dhe të qëndrimit, për të aksesuar sistemin e përkujdesit shëndetësor, arsimor, si dhe informacione të tjera që ju duhen kur mendoni që të lëvizni jashtë vëndit. Informacioni ofrohet në formën e Paketave Informuese për Shtetet, të cilat ju mund ti hapni nga faqja jonë e internetit ose ti merrni direkt nga Punonjësit nëpër Qëndra.

Nëse mendoni të ktheheni nga jashtë drejt vëndeve të përmendura me lart ose thjesht jeni në kërkim të mundësive, punonjësit e Qëndrave të Shërbimit mund t’ju ofrojnë informacion për shërbimet lokale, si trajnime profesionale, kurse informatike dhe kurse për gjuhë të huaj, asistence për ngritjen e bisneseve të vogla dhe asistencë riintegrimi sipas kërkesave individuale.

Qëndrat e Shërbimit për Migrantët do të organizojnë gjithashtu kurse trajnimi dhe seanca këshillimi mbi tema të veçanta që paraqesin interes – për me shumë informacion shikoni sesionin Mundësitë e Trajnimit në faqen tonë të internetit. Për detajet e kontaktit të Qëndrave klikoni këtu.

Qëndrat e Shërbimit për Migrantët janë pjesë e projektit që drejtohet nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO) dhe financohet nga Komisioni Evropian, Zyra Federale Zvicerane për Migracionin dhe Zyra Federale Gjermane për Migracionin dhe Refugjatët.

Veç dhënies së shërbimeve të drejtpërdrejta për migrantët dhe emigrantët e mundshëm, projekti do të përqëndrohet edhe në ngritjen e kapaciteteve të autoriteteve lokale për zhvillimin e politikave të migracionit për motive punësimi dhe praktikave të mira, si vende dërguese dhe pritëse.

Për më tepër, do të kryhet një studim mbi migracionin e rregullt nga vëndet e Ballkanit Perendimor, i cili do të bëjë analizën e mundësive të emigracionit nga rajoni si dhe tendencave aktuale të migracionit.

Rezultatet dhe produktet e projektit kanë për qëllim të shërbejnë si rekomandime për politikat dhe të nxjerrin në pah sfidat që kanë përpara këto qeveri dhe migrantët për optimizimin e përdorimit të rrugëve ligjore të migracionit dhe minimizimin e risqeve që vijnë nga lëvizjet e parregullta.

Për një përshkrim të plotë të projektit hapni faqen Informacion mbi Projektin dhe kërkoni seksionin Partnerë dhe Bashkëpunëtorë

 
What's new?
22 Jan 2010: Croatia and Serbia eligible for H-2A and H-2B non immigrant visa programs in the US
 
Department of Homeland Security (DHS) Secretary Janet Napolitano this week designated 11 new countries as eligible to participate in the H-2A and H-2B non immigrant visa programs, which allow U.S. employers to bring foreign nationals to the United States to fill temporary or seasonal jobs for which U.S. workers are not available.
7th Jan 2010: Report on migration trends in the Western Balkans
 
Research Report “Labour Migration Patterns, Policies and Migration Propensity in the Western Balkans” has now been published.
30/11/2009 Visa free travel for citizens of the former Yugoslav Republic of Macedonia, Montenegro and Serbia before Christmas
 
The EU decided today that the citizens of the former Yugoslav Republic of Macedonia, Montenegro and Serbia will be able to travel without visa to the Schengen area as of 19 December 2009.
9 - 13 Nov 2009 - Final labour migration training course in Albania in progress
 
The final national-level training course on labour migration policy and practice, organised by IOM in cooperation with ILO, is being held in Tirana from 9 to 13 Nov 2009, with participation from policy makers, social partners and practitioners.
2-6 Nov 2009 - Labour Migration training in Kosovo under UNSCR 1244
 
The training course on labour migration policy and practice, organised by IOM, was held in Prishtina from 2 to 6 Nov 2009, with participation from policy makers, social partners and practitioners.
Labour migration training course in Bosnia & Herzegovina
 
The national-level training course on labour migration policy and practice, organised by IOM in cooperation with ILO, was held in Sarajevo from 26 to 30 October 2009, with participation from policy makers, social partners and practitioners.
fstudio web services