Burime për Emigrantët e Kthyer

Buletin Informacioni për të Kthyerit sipas Marrëveshjes të Ripranimit, Qeveria e Serbisë

Shkarko në Shqip 

“Mbështetja për riintegrimin e shtetasve shqiptarë të kthyer”
Broshura ‘Mbështetja për riintegrimin e shtetasve shqiptarë të kthyer’ përfshin informacion mbi llojet e asistencës që jepen nga Sportelet e Migracionit në Shqipëri. Për më shumë broshura përmban informacion mbi fushat që mbulohen nga Strategjia për Riintegrimin e Shtetasve Shqiptar të Kthyer 2010 – 2015 dhe veçanërisht mbi:
•    Përjashtimet nga Taksat Doganore për migrantët e kthyer;
•    Regjistrimin e fëmijëve të lindur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë;
•    Kujdesin shëndetësor dhe sigurimet shëndetësore;
•    Sigurimet shoqërore;
•    Arsimimin;
•    Strehimin;
•    Informacion mbi investitorët;
•    Programin për bujqësinë dhe zhvillimin rural.

Kjo broshurë është bërë e mundur nëpërmjet Projektit të financuar nga IOM “Rritja e kapaciteteve të Qeverisë Shqiptare për të asistuar migrantët shqiptarë jashtë vendit dhe pas kthimit”.
Shkarko

 

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës – Fletëpalosja udhërrëfyese e riintegrimit për personat e atdhesuar
Qëllimi i fletëpalosjës “Udhëzuesi për reintegrim” është  që të informojë të kthyerit për të drejtat dhe mundësitë e tyre në Kosovë dhe të ju jap udhëzime praktike për atë se kujt/cilës zyre t’i drejtohen për qasje në shërbime publike. Kjo fletëpalosje përmban informata për shërbimet e disponueshme pas kthimit:  Transporti në komunën e origjinës dhe strehimi i përkohshëm; Gjendja civile dhe regjistrimi;  Kujdesi shëndetësor; Arsimi; Punësimi; Mirëqenia sociale; Banimi social dhe prona.


Fletushka “Projekti për riatdhesim në Kosovë URA 2” ofron informata për ndihmën në kthim dhe masat reintegruese të disponueshme  vetëm për personat e kthyer prej Baden-Württemberg, Niedersachsen, Nordrhein-Westfalen dhe Sachsen-Anhalt deri më 31.12.2012

Shkarko (Shqip)

Shkarko (Serbisht)

 
What's new?
New internet guide with updated links to main destination countries
 
New internet guide with updated internet links to main destination countries.
New guide for MRC counselling staff
 
New guide for MRC counselling staff is available for download
fstudio web services